Në shumë raste, qytetarët në Kosovë përballen me nevojën për operime të domosdoshme që nuk mund të realizohen në kohë, në mënyrë adekuate ose me kapacitetet ekzistuese brenda vendit. Shqiponja e Kuqe
Operimi jashtë Kosovës rekomandohet kur ndërhyrja kërkon pajisje, ekspertizë ose metoda kirurgjike që aktualisht nuk janë të disponueshme në vend. Në këto raste, ne ndihmojmë pacientin të kuptojë opsionet reale dhe të ndjekë procedurën e duhur, pa keqinformim dhe pa abuzim.
Ne nuk zëvendësojmë mjekun dhe as institucionet shtetërore, por veprojmë si urë komunikimi dhe orientimi për pacientin dhe familjarët e tij, duke i ndihmuar të marrin vendime të informuara dhe të sigurta në një moment të vështirë jetësor.
Shqiponja e Kuqe ka vënë themel mbi bazën e respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për ta mbrojtur popullin nga zakonet e dëmshme pa dallim, duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.
| Rr. Mehmet Pasha, Prizren
| +377 44 944 918
| info@shqiponjaekuqe.org
| www.shqiponjaekuqe.org