Anëtarësohu:

Emri:

Info Kontakti:

Datëlindja:

Info Personale:

Trajtimi jashtë shtetit

Gjej trajtimin më të përshtatshëm — brenda ose jashtë shtetit

Ne ndihmojmë pacientët dhe familjarët të orientohen drejt trajtimit më adekuat, më të sigurt dhe më të organizuar. Qëllimi ynë është të shmangen vonesat, keqkuptimet, shpenzimet e panevojshme dhe rreziqet gjatë trajtimit.


Çfarë ofrojmë

1) Orientim për trajtim brenda shtetit

Kur trajtimi mund të kryhet në vend, ne të udhëzojmë si të gjesh shërbimin e duhur, dokumentet që duhen dhe hapat për referim.

2) Orientim për trajtim jashtë shtetit

Kur trajtimi kërkon qendër të specializuar jashtë, ne të ndihmojmë me përgatitjen e dosjes mjekësore, kërkesat bazë dhe organizimin e procesit.

3) Krahasim i ofertave

Nëse ke 2–3 oferta nga klinika/spitale të ndryshme, ne të ndihmojmë t’i krahasoni në mënyrë të qartë: çka përfshihet, çka nuk përfshihet, rreziqet, kohëzgjatja dhe hapat pas trajtimit.

4) Udhërrëfyes për ndjekjen pas kthimit

Shumë probleme ndodhin pas trajtimit. Ne të japim udhëzim për kontrollet, raportet, medikamentet dhe ndjekjen e sigurt pas kthimit.


Si funksionon (4 hapa)

  1. Hapi 1 — Dërgo rastin
    Dërgo diagnozën (ose simptomat kryesore) dhe dokumentet që ke.
  2. Hapi 2 — Analiza e dosjes
    Rishikim i dokumenteve dhe përmbledhje e situatës (çka dihet, çka mungon, çka duhet sqaruar).
  3. Hapi 3 — Opsionet dhe hapat
    Merr një udhërrëfyes të qartë: brenda vendit / jashtë vendit, çfarë dokumentesh duhen, cilët hapa të ndjekësh.
  4. Hapi 4 — Monitorim & këshillim gjatë procesit
    Nëse dëshiron, mund të qëndrojmë në komunikim gjatë trajtimit për të shmangur gabime administrative dhe rreziqe.

Çfarë dokumentesh na duhen

  • Raporte mjekësore / epikriza
  • Rezultate laboratorike, radiologji (CT/MRI/US), biopsi (nëse ka)
  • Lista e barnave që përdor aktualisht
  • Letra e referimit (nëse ekziston)
  • Oferta/kontratë (nëse e keni marrë nga spitali)
Shënim: Nëse nuk i keni të gjitha, s’ka problem — dërgoni çfarë keni dhe ne ju tregojmë çka mungon.

Kur rekomandohet trajtimi jashtë shtetit

  • Kur kërkohet specializim i rrallë ose qendër e veçantë
  • Kur nuk ka kapacitet/teknologji të mjaftueshme në vend
  • Kur është e nevojshme opinion i dytë për vendim kritik
  • Kur rasti është kompleks dhe kërkon ekip multidisiplinar

Kujdes: 7 gjëra para se të niseni

  1. Kërkoni plan trajtimi të shkruar
  2. Kërkoni çmim të detajuar (jo vetëm “paketë”)
  3. Pyetni çka ndodh nëse ka komplikime
  4. Mos nënshkruani pa e kuptuar pëlqimin e informuar
  5. Ruani komunikimet (email/WhatsApp) dhe faturat
  6. Siguroni përkthimet e sakta të dokumenteve
  7. Planifikoni ndjekjen pas kthimit

Pyetjet më të shpeshta

A garantoni rezultat?

Jo. Ne nuk premtojmë rezultate mjekësore. Ne ofrojmë orientim, organizim dhe udhërrëfyes për procesin.

A jepni diagnozë?

Jo. Diagnoza vendoset nga mjekët trajtues. Ne ndihmojmë në strukturimin e dosjes dhe orientimin.

A mund të aplikoj edhe pa dokumente të plota?

Po. Dërgo çfarë ke dhe ne të tregojmë çka duhet plotësuar.


Shqiponja e Kuqe ka vënë themel mbi bazën e respektit dhe të dinjitetit njerëzor, duke punuar për ta mbrojtur popullin nga zakonet e dëmshme pa dallim, duke marrë në konsideratë vlerat kombëtare dhe morale.

| Rr. Mehmet Pasha, Prizren

| +377 44 944 918

| info@shqiponjaekuqe.org

| www.shqiponjaekuqe.org

Copyright © 2022 Shqiponja e Kuqe. Të gjitha të drejtat e rezervuar.